Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lokal, ka të plagosur

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin e vjetër Lezhë-Milot.

Mësohet se një automjet ‘Volksëagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal, në afërsi të fshatit ‘Tresh’ të Lezhës. Si pasojë e aksidentit një person i cili ndodhej në ambientet e lokalit ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu