Gazetari që vizitoj Amerikën Latine: Në Ekuador janë qindra shqiptarë që merren me trafikun e kokainës

0
Gjigandi

Gazetari i kronikës Jul Kasapi, ka deklaruar se në Ekuador, vend të cilin e ka vizituar personalisht para disa kohësh, janë  qindra shqiptarë. Numri i shtetasve tonë sipas Kasapit, vijon nga 300 deri në 600 qytetarë të vendit tonë, që kanë shkuar në vendin e Amerikës Latine.

Gjithashtu Kasapi ka zbuluar një detaj tepër interesant, për arsyen e qëndrimit të shqiptarëve në Ekuador, pasi sipas tij shpërndarja e kokainës drejt Europës behet nga ky vend i Amerikës së Jugut.

“Mesatarisht përllogariten ne Ekuador, 300 shqiptarë që janë identifikuar që jetojnë atje. Pjesa më e madhe ne Guajakil. Por dyshohet se ky numër është dyfish më i lartë, rreth 600 shqiptarë janë në Ekuador. Këta janë person që më së shumti qëndrojnë në Ekuador. Ekuadori nuk prodhon kokainë, por Peruja dhe Kolumbia, por preferohet ky vend se përdoret dollari amerikan, ndërsa e gjithë shpërndarja e kokainës bëhet nga Ekuadori. Nuk ka informacion se kjo kokainë e blerë në Peru do të zhvendosej menjëherë në Australi apo ku thatë ju”, tha Kasapi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu