Shpërthimi në ‘Audi-n’ e Ndrecës, reagon policia

0
Gjigandi

 

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Vaun e Dejës, ku iu vendos një sasi tritoli kreut të “Rithemelimit”, Benard Ndreca.

Nga hetimet paraprake, rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në mjet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

RonaTyra

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu