Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas dy turistë, ndërron jetë njëri prej tyre

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër Vlorë-Fier në Bestrovë, ku një makinë ka përplasur, dy turistë francez me biçikleta.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, ku raportohet se gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshorti ka mbetur i plagosur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu