Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen 2 persona

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një rrugë në fshatin Smollik, rruga e cila të lidh me rrugën e Arbrit në Bulqizë ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burime për mediat bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, pasi vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i vështirë për shkak të rrugës së keqe. Sakaq, të plagosurit pritet që të dërgohen drejt spitalit të Bulqizës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu