Mëngjesin e sotëm treni i linjës Durrës – Kashar ka aksidentuar në afërsi të Domjes një mjet, duke e spostuar në kanal.
Por fatmirësisht nga përplasja, shoferi i mjetit nuk ka pësuar lëndime.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.