Agjenti mohon zërat

0
Gjigandi

Everton Soares është një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit sa i përket një kalimi në Itali, me mediat që e kanë bërë thuajse të kryer transferimin e tij nga Gremio te Napoli.

Gjithsesi, në lidhje me spekulimet e mediave, ka reaguar agjenti i lojtarit brazilian, Marcio Cruz, i cili shprehet se ende nuk ka diçka konkrete:

“Kam lexuar shumë lajme kohët e fundit dhe të them të drejtën disa gjëra janë ekzagjeruar, pasi po thuhet se Everton është lojtar i Napolit tashmë.

Dakord, e pranoj që kemi pasur bisedime me një klub italian, por asgjë më tepër. Napoli është një klub i madh dhe natyrisht që Everton ndihet entuziast që ka interes për të, por nuk ka pasur asgjë konkrete”, përfundon agjenti i sulmuesit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu