Evra ‘kryqëzon’ Guardiolën: Nuk i stërvit dot, ka ‘alergji’ nga lojtarët me personalitet

0
Evra ‘kryqëzon’ Guardiolën: Nuk i stërvit dot, ka ‘alergji’ nga lojtarët me personalitet
Gjigandi

Patrice Evra, ish-lojtar i Manchester United, është treguar mjaft kritik me Pep Guardiolën, pas eliminimit të Manchester City në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Nuk është hera e parë që ish-futbollisti francez flet qartë dhe pa e “kafshuar gjuhën” kur vjen puna te trajneri spanjoll.

“Manchester City ka nevojë për liderë, por Guardiola nuk do liderë. Ai nuk dëshiron personalitete në skuadër, mendon se është vetë lider. Kjo është arsyeja pse ‘qytetarët’, kur ata janë në telashe, nuk dinë ta gjejnë rrugëdaljen. Ata nuk kanë asnjë lider në fushë për t’i ndihmuar”, – ka saktësuar ish-lojtari i Manchester United në ‘Prime Video’.

Ish-mbrojtësi francez garanton se “basti” i trajnerit katalanas për lojtarët pa personalitet nuk ka ndodhur vetëm te Manchester City: “Ai i zgjedh skuadrat e tij të tilla, nuk mund të stërvisë lojtarë me personalitet. Pep e tregoi këtë te Barcelona me Ibrahimovic. Ai ndërton ekipe për t’i kontrolluar totalisht. Kur gjërat shkojnë keq, ai vendos gjithmonë”.

Evra jo vetëm që fajësoi Guardiolën, por hodhi ‘shigjeta’ drejt Manchester City: “City ka bërë një gabim, është e vërtetë. Lojtarët janë të traumatizuar, më kujtojnë PSG-në, Këto janë klube të bazuara te paratë, por ato nuk mjaftojnë në futboll. Duhet personaliteti, tradita, historia”.

Francezi aludoi gjithashtu për Real Madridin: “Ka gjithashtu para, por ka një histori pas vetes. Manchester City ka vetëm para dhe lojtarët shkojnë të luajnë atje vetëm për këtë. Sigurisht, një lojtar që zgjedh të shkojë te Manchester City e bën këtë vetëm sepse i ofron më shumë”.

RonaTyra

🎙️ Patrice Evra: “Manchester City needs leaders but [Pep] Guardiola doesn’t want leaders. He doesn’t want personality. He’s the leader. That’s why when they’re in trouble they don’t want to step up. He builds teams like that, he can’t coach people with personality.” pic.twitter.com/4MI5EbtmrA

– Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) May 10, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu