Roma-Feynoord, shansi i fundit për të siguruar një biletë të finales në ‘Arena Kombëtare’

0
Roma-Feynoord, shansi i fundit për të siguruar një biletë të finales në ‘Arena Kombëtare’
Gjigandi

Kjo është finalja e parë europiane, që do të zhvillohet në Shqipëri. Sikurse dihet tashmë, më 25 maj, në “Arena Kombëtare” do të përplasen Roma dhe Feynoord, në kuadrin e finales së “Conference League”.

Kjo nënkupton se shumë tifozë italianë dhe holandezë do të vijnë në kryeqytetin shqiptar. Kjo ka rritur në stratosferë çmimet e akomodimit nëpër hotele, po edhe të biletave për ta aksesuar në stadium këtë ndeshje të shumëpritur.

Sot, FSHF ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat e radhës nga UEFA, për të cilat duhet ndjekur hapat përkatës për t’i blerë online:

“UEFA njofton të gjithë të interesuarit se është hapur procesi i shitjes së biletave për ndeshjen finale të UEFA Europa Conference League, AS Roma – Feynoord, që do të luhet në “Air Albania” të Tiranës më datë 25 maj 2022.

Të gjithë tifozët që kanë hapur një llogari në faqen e UEFA-s dhe kanë marrë një e-mail sot nga UEFA me linkun përkatës mund të hyjnë dhe të aplikojnë për të blerë bileta.

RonaTyra

Bëhet fjalë për biletat që janë në shitje për publikun e përgjithshëm dhe që janë nxjerrë sot në shitje nga UEFA.

Duke qenë se përzgjedhja e atyre që mund të blejnë bileta do të jetë përmes shorteut, UEFA u bën thirrje të gjithë atyre që kanë aplikuar të nxitojnë për të përfituar nga mundësia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu