Totti, legjenda e Romës jep lajmin e madh: Të etur dhe si luftëtarë drejt finales së Tiranës

0
Totti, legjenda e Romës jep lajmin e madh: Të etur dhe si luftëtarë drejt finales së Tiranës
Gjigandi

Këto janë fjalët e Francesco Tottit, të publikuara nga “Corriere dello Sport”, 15 ditë para finales kundër Feyenoord-it dhe një ditë pas humbjes së verdhekuqve në Firence. Legjenda e Romës konfirmon se do të jetë i pranishëm në kryeqytetin shqiptar, në “Arena Kombëtare”, për të përcjellë “live” finalen e “Conference League” më 25 maj.

Roma mezi e pret finalen e Ligës së Konferencës.

Kemi kohë që nuk luajmë në një finale europiane, ndaj është thelbësore që të ngremë një trofe. Do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftëtarë deri në fund.

A do shkoni edhe ju në Tiranë?

Po.

RonaTyra

Dje, Mourinho u ankua për një tjetër gabim të arbitrave.

Ai që pamë dje ishte një nga episodet e shumta kundër Romës. Ne nuk jemi këtu për t’u ankuar, por nëse VAR-i nuk e ndihmon arbitrin, gjithçka bëhet më e ndërlikuar.

Si mund të përmirësohet Roma?

Me blerjet e duhura, të synuara. Mourinho është një nga trajnerët më të fortë në botë, që di të menaxhojë dhe të blejë në merkato elementët e duhur. Friedkins do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur atë.

A po përmirësohet Roma me drejtues të rinj?

Roma është gjithmonë duke u përmirësuar, vit pas viti.

Duke iu rikthyer finales së nesërme të Kupës së Italisë, Juventus-Inter, cila skuadër është favorite sipas jush?

Nuk ka asnjë favorit, janë dy skuadra të mëdha, një ndeshje e thatë dhe gjithçka mund të ndodhë.

#Totti: “Rigore Fiorentina? Quello che abbiamo visto ieri è uno dei tanti episodi a sfavore della Roma.

Conference? Una finale europea manca da tantissimo. E’ fondamentale alzare un trofeo, andremo a Tirana vogliosi e combattivi. Io anche andrò a Tirana”#ASRoma @CorSport pic.twitter.com/FjfVEZ755R

– Jacopo Aliprandi (@AliprandiJacopo) May 10, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu