Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, Tabaku: SPAK duhet t’i hetoj të tre çështjet si një t…

0
Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, Tabaku: SPAK duhet t’i hetoj të tre çështjet si një t…
Gjigandi

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku u shpreh sot se Prokuroria e Posaçme SPAK duhet t’i hetoj të tre çështjet e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët, si një të vetme.

Në një postim në Facebook, Tabaku tha se bashkimi i çështjeve do të mundësoj nisjen e një hetimi të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë në këtë aferë.

Duke e quajtur aferën e inceneratorëve si “vjedhjen e shekullit”, Tabaku shtoi se “raporti i opozitës të cilit i është bashkëngjitur dhe një kallëzim i madh penal e sqaron mjaft mirë skemën se si qeveria Rama ka angazhuar gjithë resurset qeveritare për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 milionë euro”.

SPAK ka nën hetim marrëveshjet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

“Koha që drejtësia të veprojë pasi Shqipëria luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar duhet ta ketë prioritet. Koha që SPAK mos të trembet nga sulmet politike!”, ka shtuar Tabaku.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu