Adriano: Dua t’u kërkoj falje tifozëve për këtë

0
Gjigandi

Ish-futbollisti brazilian, Adriano u ka kërkuar falje tifozëve të Interit.

Braziliani ka folur për kanalin e klubit zikaltër këtë javë. “Dua të falënderoj tifozët që më bënë Perandor. I falënderoj për kohët e mira të kaluara, teksa Interi ka qenë shtëpia ime e dytë dhe është akoma sot”.

“Unë e përfundova aventurën time sepse nuk e kisha kokën në vendin e duhur pas vdekjes së babit tim. Nuk u largova sepse nuk doja të luaja për Interin, por për shkak të atij problemi personal”.

“Dua t’u kërkoj falje tifozëve për këtë dhe t’i falënderoj, sepse janë sjellë shumë mirë me mua në kohë të vështira, shpresoj të kthehem një ditë dhe t’u takoj të gjithëve”, është shprehur Adriano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu