Ditën e sotme (e martë) shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kjo festë fillimisht u shfaq si një protestë politike e grave nga e gjitha bota për të kërkuar të drejtat e tyre, e me kalimin e kohës u shndërrua në një festë zyrtare e gjinisë femërore.
Një reagim për 8 Marsin e ka bërë edhe aktorja e deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.
Ajo bën me dije se duhet kuptuar që lumturia është me qenë e lirë dhe e pavarur, ndërkohë që të punojnë sa më shumë për veten e tyre.
Postimi i plotë i Adrianës (pa ndërhyrje):
“GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme!
Ni BURR i dhunshem e tradhtare nuk te duhet sen.
JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike.
Mos duroni,po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu.
Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot.
Gezuar per ton jeten zemrat e mia”. /abc24.al/