Brighton janë gati të konfirmojnë transferimin e Adam Lallana si lojtar i lirë nga Liverpool në ditët e ardhshme.
32 vjeçari mori një lamtumirë emocionuese nga kampionët e rinj të Premierligës, duke i dhënë fund qëndrimit gjashtë vjeçar në ‘Anfield Road’, dhe kontrata e tij do të përfundojë pas ndeshjes finale të këtij sezoni.
The Athletic raporton se Lallana ka arritur marrëveshje me skuadrën e Brighton, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare, e cila do të konfirmohet shumë shpejt.
Qëndrimi i Lallanas si në fushë ashtu edhe jashtë fushës, janë theksuar si atribute që kanë tërhequr skuadrën e Brighton.
32 vjeçari Lallana në 128 ndeshje për Liverpoolin ka shënuar 18 gola. Ai gjithashtu ka edhe 34 paraqitje për Anglinë.