Messi është lojtar i çmendur

0
Gjigandi

Diego Demme i Napolit ka nënvizuar se sa e vështirë është të kesh përballë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi. Ata të dy u vendosën ballë për ballë në pranverë, kur luajtën ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi 1-1 në fushën e Napolit.

8 gushti është data e caktuar për ndeshjen e kthimit. Ndërsa Barça po lëkundet, pasi ia dorëzoi titullin rivalit të madh e të përjetshëm në La Liga, Real Madridit, Demme është i përqendruar në mënyrën se si do ta ndalë Messin. Ky i fundit bëri kritika publike ndaj skuadrës së tij, pas asaj tronditjeje 2-1 në mesjavë, ndaj Osasuna.

“Messi është një lojtar me të vërtetë i çmendur, – shpjegoi ai për “Bild”. – Është e mahnitshme ajo që bën me topin. Më parë e kisha parë vetëm në TV dhe mendoja: Nuk mund të jetë aq e vështirë t’ia marrësh topin atij. Kur u përballëm në ndeshje, unë isha i sigurt në dy ose tri situata që kisha topin. Dhe pastaj e humba orientimin. Ai bëri lëvizje kaq të shpejta, ma zhduku topin, sa nuk kuptova e pashë asgjë”.

Demme beson se barazimi është një rezultat delikat, por premtues për ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”: “Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë tregoi se mund të përballemi denjësisht me ta. Ne nuk kemi qenë aq të këqij në javët e fundit, kundërshtari ndoshta po. Sa i takon ndeshjes së dytë dhe kualifikimit, shanset janë 50-50, sepse luhet pa spektatorë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu