Real Madrid, Zidane refuzon yllin e Premier League

0
Gjigandi

Ylli i Chelsea-t, Willian, është refuzuar nga trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.

Kontrata e brazilianit me londinezët skadon muajin e ardhshëm dhe për të interesohen shumë klube europiane.

Okdiario ka bërë të ditur se Willian i është ofruar  Real-it, por përgjigja e madrilenëve ka qenë negative.

Mosha dhe stili i tij i lojës nuk përputhen me planet e Real Madrid. Zidane ka ide të tjera në lidhje me përforcimin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Pas tërheqjes së Real Madrid, dy skuadrat favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit janë rivalët londinezë të Chelsea-t, Arsenal dhe Tottenham.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu