Nëna e 13-vjeçares nga Pogradeci, e cila u abuzua seksualisht për më shumë se një muaj nga një 46-vjeçar, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Pas daljes në gjyq, 46-vjeçari është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13- vjeçares.
“Vajza qëndronte e mërzitur gjatë gjithë kohës erdhi në shtëpi dhe kërkoi të merrte në telefon policinë”, tha e ëma e vajzës.
“Ai pohonte gjithmonë se do na ndihmonte, do ta ndihmonte pasi edhe vajza e atij është një moshë me vajzën. Ne në atë fshat kemi dy vite që jetojmë, ai na pohoi se do ta ndihmonte për në shkollë”.
“Por ne duke qenë në gjendje të keqe ekonomike”, – tha ajo, – “pranuam që ai të kujdesej për vajzën dhe të na ndihmonte. Ne nuk e dinim se çfarë mund të na ndodhte më pas. E çoi bashkëshortin në një punë dhe ai nuk qëndroi atje”.
E ëma e 13-vjeçares shtoi më tej se Blerim Bezgjani kishte dy vite që kujdesej për vajzën, madje e çonte në shkollë e shoqëronte dhe e sillte.
“Vajza jetonte me ne, por ai kishte edhe dy goca të tjera dhe bashkëshorten. Ai abuzonte me vajzën te shtëpia dy katëshe”.
“Vajza është abuzuar muajt e fundit. Që nga momenti që u zbulua ky skandali nuk i kemi parë më aty, janë larguar nga fshati. Çupa ime ka të drejtë, ai është mashtrues gënjen, të dënohet me burg të përjetshëm. Ata na kishin pasur interes, ata na mashtruan. Unë dua të largohet nga shtëpia. Të zhduket vetëm ai, në burg të përjetshëm që na mashtroi, na gënjeu”, tha për “News 24” e ëma e vajzës së mitur.
Gruaja tha se pas daljes nga komisariati vajza ka shkuar në shtëpinë e dajës për t’u qetësuar.
Ndërkohë një e afërme e vajzës në lidhje telefonike tha se bashkia është interesuar për rastin. “Ka ardhur një psikologe, vajza ndodhet nën kujdesin e shtetit, i dolën në krahë”, u shpreh ajo.
Blerim Bizgjoni akuzohet për përdhunimin sistematik të vajzës, prej 30 korrikut të këtij viti.
Ai e mbante atë në banesë, pasi ishte moshatare me vajzën e tij.
I akuzuari doli dje para gjyq dhe iu dha masa “arrest me burg.”.