Meta “i jep një dorë” opozitës: Kërkesat e saj janë legjitime, Këshilli të respektojë 5 Qershorin

0
Gjigandi

Teksa PD dhe LSI ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik nesër, Ilir Meta nuk ka vonuar të reagojë përmes Facebook.

Në një deklaratë të shkurtër, ai shprehet se opozita i ka kërkesat legjitime dhe parimore. Sikurse Basha dhe Kryemadhi, edhe Meta shprehet se ekspertiza e ODIHR është e nevojshme.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave” – thotë presidenti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu