A transmetohet apo jo virusi përmes ajrit? Kjo është një nga pyetjet që ka munduar më së shumti njerëzit dhe shkenctarët në këto muajt e fundit, ku Covid 19 po njeh një përhapje të gjerë.
Mëngjesin e sotëm ka qenë epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili ka sjellë një përmbledhje të studiuesve në Universitetin e Harvardit, lidhur me mundësinë e përhapjes së Covid përmes ajrit.
Sipas tij, këta studiues kanë ardhur në përfundimin se SARS-Cov-2 duket i papajtueshëm me transmetimin nga ajri e si e tillë mjafton vetëm të mbahen parasysh rregullat e thjeshta që tashmë janë bërë të ditura: Distancë fizike (2 metra); Higjiena e duarve; Mbajtje maske nëse nuk ruhet dot distanca; Njofto edhe të tjerët të respektojne tre rregullat e mësipërme.
Postimi i plotë i epidemiologut Alimehmeti:
“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!” Cit. Zig Ziglar. Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja! Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).
Perfundimet e tyre te perkthyera jane:
“…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire. Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”
“…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.
Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”