Me numrin e rasteve të infektimeve që rriten nga Covid-19, pothuaj në çdo vend të botës, mbajtja e maskës në vendet me shumë njerëz, në ambiente të mbyllura, por edhe në vende kur është e pamundur të ruhet distanca, mbetet ende prioritet.
Për të gjithë ata që u pëlqen të ushtrohen, vendosja e maskës mund të krijojë bezdi, por për ekspertët, kjo duhet pasur parasysh nisur nga rrethanat. Ndërsa, në rastet e fëmijëve, ky informacion mbetet ende i limituar. Por prindërit ende pyesin nëse fëmijët e tyre duhet ta mbajën maskën ndërsa ushtrohen në aktivitete të ndryshme apo edhe kur luajnë me njëri-tjetrin pa e ruajtur dot distancën.
Elizabeth Davis, MD — pediatre dhe specialiste e sporteve fizike, në spitalin e fëmijëve “Orlando Health Arnold Palmer”, në Florida, thotë se duhet të kuptojmë mirë çfarë konsiderohet “e sigurt” për fëmijët në lidhje me rrethanat në të cilat po jetojmë. Ja cilat janë disa nga kushtet që mund të ndeshni më dendur në këtë situatë Covid-i.
Duhet të vendosin maskë fëmijët ndërsa luajnë jashtë?
Para se ta regjistroni fëmijën në një klasë o grup sportiv, prindërit duhet të të mendojnë më shumë për vendin – ku do të zhvillohet. Sipas Dr. Davis, mbajtja e maskës — apo vendosja e saj, në intervale të ndryshme — nuk duhet të jetë e detyruar. Dr. Davis rekomandon vetëm ato qendra sportive në të cilat është e sigurt mbajtja e distancës dhe shmangia e kontakteve fizike.
“Aktivitetet e fëmijëve në një vend të vogël dhe më shumë fëmijë, janë shumë të rrezikshme. Nuk do ta rekomandoja këtë”. Nëse fëmijët gjenden në një hapësirë mjaft të kufizuar dhe kanë rreth e rrotull shumë fëmijë të tjerë, detyrimisht ata duhet ta mbajnë maskën. Shpeshherë, është e vështirë edhe të luash, të ushtrosh sporte dhe të mbash maskë, sepse të vështirëson frymëmarrjen, por në raste të tilla është e detyrueshme.
Dr. Davis u rekomandon prindërve t’i shmangin aktivitetet fizike apo sportet në ambiente të mbyllura duke u fokusuar më shumë në aktivitetet jashtë. Të paktën, për momentin. “Është me rrezik të lartë”, – shpjegon ajo më tej. “Nuk është e sigurt mbajtja e distanës dhe për këtë arsye, është më e këshillueshme në këtë kohë që çdo lloj aktiviteti me fëmijët të praktikohet në natyrë.”
Megjithatë, ajo nuk i dekurajon fëmijët që të luajnë apo të ushtrohen në aktivitete fizike, por gjithmonë duke përsëritur një rregull shumë të fortë: “Mendoj se fëmijët duhet të bëjnë gjimnastikë dhe sporte në natyrë, ndërsa nëse janë në ambientet brenda, dritaret duhet t’i lënë hapur, në mënyrë që të qarkullojë dhe të pastrohet sa më shumë ajri”.