61 për qind e qytetarëve shqiptar pro legalizimit të kanabisit, Rama: Hapim një front të ri pune …

0
61 për qind e qytetarëve shqiptar pro legalizimit të kanabisit, Rama: Hapim një front të ri pune …
Gjigandi

61 për qind e qytetarëve që morën pjesë në pyetësorin e Qeverisë Shqiptare të njohur si Këshillimi Kombëtar u shprehën pro kultivimi të kanabisit për përdorim mjekësor.

Gjatë prezantimit të të dhënave të pyetësorit, Kryeministri Edi Rama tha se në bazë të përgjigjeve qeveria do të respektojë mendimin e qytetarëve.

Rama tha se “ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qytetarët, do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike përveç se dhe rritje në aspektin teknologjik”.

“Nuk ka dilemë për këtë, çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet nuk diskutohet”, shtoi Rama.

Në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar thuhej: “Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”.

RonaTyra

Sipas rezultateve të përgjigjeve të qytetarëve në Këshillimin Kombëtar 61% e tyre u shprehën se janë pro kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor.

Në pyetësorë morën pjesë 563,195 qytetarë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu