50 vite më parë u realizua video telefonata e parë në botë

0
Gjigandi

Është e vështirë të imagjinohet që muajt e fundit të mos kishit të paktën një video telefonatë në ditë me miqtë dhe të afërmit. Kemi hyrë në muajin e katërt të pandemisë së koronavirusit dhe me disa rregulla të distancimit social ende në fuqi, video thirrjet janë parë si rrugë dalje.

Zoom, Skype, Houseparty e shumë shërbime të tjera na kanë ndihmuar të mbyllin hendekun e krijuar gjatë pandemisë.

Të gjithë kanë mundësi të mjetet dhe teknologjinë e nevojshme në xhepin e tyre për të bërë video thirrje me FaceTime apo Google Duo ditëve të sotme. Por situata nuk ka qenë e tillë dy apo tre dekada më parë.

50 vite më parë ditën e sotme telefonata e parë video në botë u realizua në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara mes kryebashkiakut Peter Flaherty dhe CEO së kompanisë Alcoa John Harper.

Video thirrja u mundësua nga operatori celular Amerikan AT&T i cili kishte instaluar pajisjet Picturephone në disa kompani, institucione por edhe në shtëpi. Në përkujtim të këtij momenti, kryebashkiaku në detyre William Peduto dhe CEO i Alcova morën pjesë në një video thirrje ditën e sotme.

RonaTyra

Në 1930 AT&T nisi zhvillimin e një sistem i cili do të bënte të mundur video telefonatat mbi rrjetin telefonik fiks në vend të kabllove të dedikuara. Prezantoi një prototip në 1939 por nuk u bë gati deri në 1964 kur kompania prezantoi Picturephone Mod 1. Një video tre minutëshe kushtonte 133 dollarë me kursin e këmbimit sot.

AT&T arriti të krijonte një Picturephone Mod II për shtëpi dhe përdorim në zyra pune. Kishte ekran 5.5-inç bardh e zi, një rezolucion me 250 vija dhe frekuencë rifreskimi prej 30fps. Rezolucioni i kamerës së saj ishte 0.8-megapiksel.

Kompania tarifonte 160 dollarë në muaj për 30 minuta video thirrje që sot kanë vlerën e 1,092 dollarëve. Vetëm 450 prej tyre ishin në përdorim deri në 1973 ndërsa kompania kishte parashikuar 100,000. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu