35.3 km/h – Vrapimi i yllit të Bayernit që mahniti tifozët gjatë derbit gjerman

0
Gjigandi

Mbrojtësi anësor i Bayern Munichut, Alphonso Davies, e dëshmoi shpejtësinë e tij gjatë derbit të së martës kundër Borussia Dortmundit, veçanërisht gjatë një aksioni kur porta e Bayernit po rrezikohej nga Erling Haalandi.

Goli i bukur i Joshua Kimmichit gjatë pjesës së parë të ndeshjes ia siguroi kampionit në fuqi të Gjermanisë një fitore me rezultat 1:0 në derbin Der Klassiker pa tifozë në Signal Iduna Park të martën.

Gjiganti bavarez tani është në krye të tabelës së Bundesligës me shtatë pikë epërsi ndaj Dortmundit, që radhitet në pozitën e dytë. Pasi që deri në fund kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje, Bayerni po shkon drejt titullit të tetë radhazi të Bundesligës.

E përderisa edhe supergoli i Kimmichut u vlerësua mjaft shumë në rrjete sociale, ishte vrapimi i Davies ai që mori më së shumti vëmendje.

19-vjeçari ishte detyruar ta shfrytëzonte shpejtësinë e tij për ta ndalur Haalandin të mos shënojë, gjatë këtij derbi në Signal Iduna Park.

RonaTyra

Ai arriti shpejtësinë prej 35.5 km/h përderisa po e ndiqte pas pas yllin norvegjez të Borussia Dortmundit. Ky vrapim është njëri ndër top dhjetë vrapimet më të shpejta të regjistruara ndonjëherë në Bundesligë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu