Sot janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në komunën e Kamenicës.
kreu i kësaj komune Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar respektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19.
Njoftimi i plotë:
📌Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, na u konfirmuan edhe tetë (8) raste të identifikuara me #COVID19 në komunën tonë.
Respektimit të udhëzimeve nga institucionet kompetente, duhet t’u bindemi të gjithë. Është shumë e thjeshtë. Vetëm tre hapa!
Bilanci me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë:
• 81 raste të identifikuara;
• 56 të shëruar;
• 23 raste aktive;
• 2 të vdekur.
#mbanimaskën #pastroniduart #respektojenidistancën