18 vjeçarja e helmuar ne gjendje te rende, familjaret: Nuk na lejojne ta shohim – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

9 fëmijë janë helmuar në shkollën 9-Vjeçare në Shupenzë të Bulqizës, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë në reaminacionin e Peshkopisë. Ndërsa një vajzë 18 vjeçare është dërguar me helikopterë në spitalin e QSUT-së në Tiranë. Gisela Gjeka është sjell në Tiranë në reanimacion për mjekim më të specializuar për shkak të helmimit në shkollë. Nëna e Gisela Gjekës, është shprehur se ngjarja është e rëndë, por edhe më rëndë gjendja bëhet edhe fakti se familja nuk po merr asnjë informacion nga mjekët për vajzën e tyre. Gjithashtu familjarët nuk janë lejuar të vizitojnë 18 vjeçaren. Ndërkohë, ISHSH shprehet se një lëndë kimike e shpërndarë në ajër ka sjell probleme tek nxënësit. “Një lëndë e shpërndarë në ajër ka sjell probleme. Mbyllja e klasës do të mbahet e mbyllur deri në matjen e lëndës kimike. Do të mbahen nën vëzhgim të gjithë fëmijët.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu