Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se 1,200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës në bregdetin jugor të vendit.
Rama ka publikuar edhe foto nga mbërritja e turistëve nëpërmjet një postimi në Facebook.
“1,200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës. Në ditët në vijim do të presim edhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë”, ka shkruar Rama.
Mbi 1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 4 muajt e parë të vitit, ku numri më i madh është shënuar në muajin prill me 40 për qind të totalit.
Shifrat tregojnë se pandemia Covid-19 po lihet pas, dhe lëvizja e lirë po kthehet në fazën normale, të ngjashme me atë të vitit 2019.
Të dhënat e Institutit të Statistikave INSTAT tregojnë se vizitorët u rritën ndjeshëm në prill, muaj që përkon me rritjen graduale të temperaturave, njëherësh edhe me heqjen e masave anti-COVID.
/abc24.al/