Grabitja në Vermosh, flet e moshuara: Erdhën me automatikë, na dhunuan dhe morën të gjitha paratë…

0
Grabitja në Vermosh, flet e moshuara: Erdhën me automatikë, na dhunuan dhe morën të gjitha paratë…
Gjigandi

Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën.

Gazetari Senad Nikshiqi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dëshminë e bashkëshortes së Tom Tinaj, 58-vjeçares Mri Tinaj.

Kjo e fundit tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

“Kanë ardhur dy persona të maskuar dhe me automatikë në duar. Kanë lidhur burrin të parin. Unë qëndrova më shumë por më pas më rrahën dhe me lidhen edhe mua. Me thane ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe me pas janë larguar duke na lënë të lidhur”, ka thënë gruaja e intervistuar në amjentet e spitalit.

“Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysmë të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë. Aty kam marrë një thikë dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autoret nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marre burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjell djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.

RonaTyra

Për të parë videon e intervistës klikoni këtu.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu