Muzhaqi tejçon zërin e rinisë shqiptare në OKB: Parandalimi i krimit te të rinjtë fillon me eduki…

0
Muzhaqi tejçon zërin e rinisë shqiptare në OKB: Parandalimi i krimit te të rinjtë fillon me eduki…
Gjigandi

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York, SHBA, në debatin e nivelit të lartë me temë “Rritja e integrimit të të rinjve në politikat e parandalimit të krimit”, pasditen e 6 qershorit ka sjellë në vëmendje aktet mizore që po ndodhin në luftën e Rusisë ndaj popullit ukrainas, duke kërkuar drejtësi dhe ruajtjen e paqes.

“Ne u detyrohemi fëmijëve dhe të rinjve tanë t’u sigurojmë paqen dhe të mbajmë përgjegjës fajtorët e krimeve kundër të pafajshmëve”.

Ka qenë kjo deklarata e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York, SHBA, në debatin e nivelit të lartë me temë “Rritja e integrimit të të rinjve në politikat e parandalimit të krimit”, pasditen e 6 qershorit. Ndërsa ka sjellë në vëmendje aktet mizore që po ndodhin në luftën e Rusisë ndaj popullit ukrainas.

Nga foltorja e të vetmes organizatë që ruan paqen, dinjitetin dhe barazinë për një planet të shëndetshëm, ministrja solli vëmendjen te reforma në drejtësinë penale.

“Për të garantuar që burgimi të jetë masa e fundit e detyrueshme kur bëhet fjalë për krimet e të miturve dhe për të shkurtuar periudhën e dënimit me burgim, kemi ndryshuar Kodin e Drejtësisë për të Miturit”, ka deklaruar Muzhaqi, duke sqaruar më tej se është zgjeruar dhe fusha e mbrojtjes ligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, deri në moshën 21 vjeç.

RonaTyra

Sipas ministres, parimet dhe vlerat morale të mësuara në familje dhe komunitet iu mundësojnë të rinjve të përfshihen dhe të kontribuojnë në vendimmarrje.

Ajo ka ravijëzuar se, për herë të parë, me mbështetjen e OKB-së në Shqipëri, “kemi strukturuar një metodologji të politikëbërjes për të rinjtë, ku ata vetë identifikojnë sfidat dhe sugjerojnë zgjidhje”. Kjo nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Rinisë, duke rritur gjithëpërfshirjen e të rinjve në konceptimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave rinore, me një qasje shumësektoriale.

“Kjo strategji pasqyron nevojat e të rinjve tanë dhe përmes përfshirjes së tyre, ne kemi hartuar masa për të ofruar hapësira dhe shërbime sociale për të rinjtë, si dhe programe për barazinë gjinore. Duke ofruar aktivitete që i largojnë të rinjtë nga rruga e krimit, modele që frymëzojnë të rinjtë përmes mentorimit e zhvillimit të aftësive, si dhe këshillimin në shkolla”, deklaroi Muzhaqi.

Për ministren përgjegjëse të rinisë dhe fëmijëve në Shqipëri, “parandalimi i krimit te të rinjtë fillon me edukimin e hershëm”.

“Ne po përgatisim një program të zgjeruar aktivitetesh jashtëshkollore, i cili do të garantojë që koha pas shkollës të shpenzohet në rritjen e mirëqenies dhe promovimin e një stili jetese të shëndetshme të aktiviteteve produktive, duke filluar nga mësimi i kurseve teknologjike, te kopshtaria, artet, zejet mjedisi dhe sporti”.

Në përmbyllje ajo u ka bërë thirrje homologëve të saj ndërkombëtar që të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për t’iu përgjigjur sfidave aktuale të rinisë, duke synuar angazhimin e të rinjve në mënyrë efektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu