12 shprehitë e ndërmarrësve efikasë

0
Gjigandi

Ka disa angazhime të vogla por kyçe që ndërmarrësit efikasë i praktikojnë në rutinën e tyre ditore të cilat ju ndihmojnë atyre të dallohen nga të tjerët. Kur vjen puna tek suksesi, këta tipa e kuptojnë se shpesh janë disiplinat e vogla të cilat i dallojnë nga të tjerët të cilët mund të jenë më të zgjuar, më të talentuar ose të cilët kanë qasje në burime të cilat u japin atyre përparësi. Ndërmarrësit efikasë janë të vendosur, dhe arrijnë sukses përtej kolegëve dhe bashkëpunëtorëve sepse përkushtohen në gjëra të thjeshta, të cilat u japin atyre kurajën dhe këmbëngulësinë për të vazhduar tutje.

Ata hidratohen

Për të funksionuar mirë, ndërmarrësit efikasë fillojnë ditën e tyre të hidratuar. Sapo të pinë çajin ose kafen e tyre, ata fillojnë të pinë ujë. Ata janë të vetëdijshem se të qëndruarit të hidratuar e mban kujtesën e tyre të mprehtë, disponimin e tyre stabil, dhe motivimin e tyre të padëmtuar. Sigurisht që, ndërmarrësit efikasë gjithashtu i jepin vetes leje të përfundojnë ditën me ndonjë pije të të rriturve për t’u relaksuar, por ata e dinë se duhet të kenë një kufi. Ata kurrë nuk do të zgjedhnin që të fillonin ditën me kokëdhembje. Ata fillojnë ditën tjetër të hidratuar nga dita e kaluar.

Ata bëjnë ushtrime

Ka një keqkuptim i cili thotë se njerëzit e suksesshëm kanë lirinë të ushtrojnë kur të duan; mirëpo, kjo nuk është e vërtetë për ata të cilët janë të zënë. Me gjërat e ndryshme të cilat duhet t’i përfundojnë gjatë javës së punës është e pamundur që të ushtrojnë në të njëjtën kohë. Ajo që është e rëndësishme, nuk është se ku ose kur ata ushtrojnë ose sa gjatë ushtrojnë, por vetëm fakti se ata i bëjnë ato. Ata ushtrojnë për shkak se ushtrimet janë dëshmuar se rrisin neuroplasticitetitn e trurit; i bën ata më të zgjuar dhe më të aftë për t’u përballur me vështirësi. Përveç stresit të pamohueshëm dhe përfitimeve të shëndetit, ata nuk sakrifikojnë një mundësi për të prodhuar rritje në aftësinë e trurit të tyre për të qëndruar në formë.

RonaTyra

Ata bëhen gati për ditën

Ndërmarrësit efikasë janë gjithmonë gati për ditën e tyre. Pavarësisht se sa të zënë janë, ata e dinë se duhet të jenë të përgatitur dhe të organizuar. Sa më të përgatitur që janë, aq më me vetëbesim, më të relaksuar dhe më efikasë janë. Ata përgatisin lista, qëllime, thirrje, takime, kalendarë, ku do të hanë, gjumin, çfarë rroba do të veshin, itineraret e udhëtimeve, kohën për ushtrime, shokët dhe familjen. Ata sigurohen të fillojnë çdo ditë me planifikim.

Ata përfshijnë të tjerët

Shumë ndërmarrës ndjehen se për shkak se ata janë në rrugëtimin e tyre, nuk duhet të përfshijnë ndihmën e të tjerëve. Mirëpo,  ndërmarrësit efikasë pranojnë se suksesi nuk mund të arrihet vetëm nga një njeri. Sa më shumë njerëz që kanë në ekipin e tyre të cilët besojnë në misionin e tyre, aq më të suksesshëm dhe inovativë do të bëhen. Askush nuk mund të arrijë sukses vetëm. Ata braktisin frikën, fajin dhe dyshimet rreth përgjegjësisë  së tyre personale. Ata i dinë limitet e tyre, dhe vlerësojnë nevojën për të përfshirë të tjerët për ti ndihmuar ata të kompletohen si një person për të dalë në majë. Suksesi është më përmbushës kur është një përvojë e ndarë me dikë.

Ata marrin kohë për veten e tyre

Për të qenë i suksesshëm keni nevojë për sasi të madhe të kurajës dhe sakrificës. Ndërmarrësit efikasë kanë nevojë për kohë që të rimbushin veten. Ata ruajnë kohën në programin e tyre ditor për t’a realizuar këtë, dhe shikojnë këtë takim me veten aq të rëndësishëm sa takimet me të tjerët. Ata e kuptojnë se për të qenë vërtetë prezent tek të tjerët, ata së pari duhet të kujdesen për lidhjen që kanë me vetveten. Kjo kohë u shërben atyre që të qëndrojnë aktivë në mendjen e tyre, në vend se reaktiv.

Ata u bashkohen grupeve jashtë punës

Ka një jetë jashtë zyrës dhe ndërmarrësit efikasë e dinë këtë. Ata përfshijnë veten e tyre në të gjitha llojet e grupeve të cilat përshtaten me shijet e tyre, pavarësisht se a është yoga, kisha, bamirësi, udhëtime ose tjera aktivitete. Këto grupe u ndihmojnë atyre të dalin nga ‘’zona e biznesit’’ në një gjendje më relaksuese. Gjithashtu i lidh ata me njerëzit të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me biznesin, e cila pasuron jetën e tyre. Përfshirja në këto grupe ju jep atyre një ekuilibër më të shëndetshëm jetë/punë.

Ata injorojnë personat negativë

Ndërmarrësit e suksesshëm me shumë gjasa kanë humbur më shumë marrëdhënie se sa kanë fituar. Pse? Rruga ngushtohet përderisa ata arrijnë në majë. Sa më të suksesshëm që ata bëhen aq më shumë njerëz fillojnë të xhelozojnë dhe të shprehin negativitet. Ata nuk ju kushtojnë atyre vëmendje. Nëse Matt Damon mund të largohet nga Harvard, të krijojë një film, të ketë Robin Williams në të, dhe të fitojë një Oskar atëherë është e mundur që ne të gjithë të realizojmë ëndrrat që dëshirojmë. Njerëzit e suksesshëm punojnë shumë, injorojnë xhelozët, dhe kanë kurajën që të mos ndalojnë deri sa të arrijnë në majë.

Ata nuk negociojnë me kohën e tyre për vetë-kujdes

Ndërmarrësit efikasë vlerësojnë kohën si gjënë e tyre më të vlefshme. Ata e kuptojnë se duhet të mirëmbajnë kohën e tyre të qetë për të shmangur dërrmimin. Për këtë arsye, ata planifikojnë pushimet përpara, marrin pushim kur janë të sëmurë. Për shkak se ata marrin pushime për të shijuar jetën e tyre, ata janë më të suksesshëm se ndërmarrësit të cilët punojnë gjatë gjithë kohës, jetojnë të varur nga kafeina, nikotina dhe ushqimi i shpejtë për të mos humbur punën. Koha për kujdesin ndaj  vetes është e shenjtë në botën e ndërmarrësve efikasë.

Ata pranojnë kaosin

Çdo rrugëtim drejt suksesit do të ketë kaos si pjesë e procesit. Gabimet ndodhin, ata do të kenë nevojë të pushojnë njerëz nga puna, ata do të humbasin para dhe duhet të ngriten; për këtë shkak, do të ketë frustrime dhe dështime. Për të qenë efikasë, ata e dinë se nuk mund të largohen nga kaosi. Por, ata e shohin kaosin si diçka të cilët duhet t’a studiojnë, të përballen dhe t’a mundin. Çdo tejkalim i kaosit është një hap më afër rrugës drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

Ata kërkojnë mbështetje nga njerëzit të cilët mendojnë njësoj sikur ata

Ndërmarrësit efikasë shohin veten e tyre si ‘’nxënës’’. Nuk është detyrë e lehtë të punojnë që të jenë më të mirët në atë që bëjnë; mirëpo; gjëja e shëndetshme për të cilën kanë nevojë është mbështetja që marrin nga njerëzit. Ndërmarrësit efikasë nuk shohin fund të suksesit të tyre, kështu që për të vazhduar të mësojnë dhe të rriten, është e rëndësishme të kenë njerëz të suksesshëm që t’i këshillojnë, t’i mbështesin dhe t’i mësojnë ata. Është gjithashtu e rëndësishme që ata të luajnë këtë rol për të tjerët. Ata besojnë me gjithë zemër se sa më shumë ndihmë, mbështetje dhe inkurajim që japin dhe pranojnë, aq më i kënaqshëm do të jetë rrugëtimi i tyre drejt suksesit.

Ata kanë motivim dhe informata në dispozicionin e tyre

Ndërmarrësit e sukseshëm nuk janë kurrë pa thënie motivuese, libra ose seminare. Ata vazhdimisht gjurmojnë qëllimet e tyre të shkruara dhe organizojnë lëvizjet e tyre të ardhshme. Ata kanë kopje me bollëk në kompjuterët e tyre. Nëse kanë pyetje, ata kanë burimet e nevojshme për të marrë përgjigjet për të cilat kanë nevojë.

Ata nuk marrin veten shumë seriozisht

Ndërmarrësit efikasë janë të vetëdijshëm se jo gjithçka do të shkojë siç dëshirojnë ata, dhe për këtë arsye ata trajnojnë veten që të mbajnë një qëndrim gazmor. Zgjidhjet inovative nuk mund të vijnë tek një mendimtar kontrollues. Ata e kuptojnë se sa e rëndësishme është të qeshin me veten e tyre. Ata kanë mësuar se sa më të hapur që janë ndaj atyre që kanë përpara, aq më qartë shohin ato që kanë nën kontroll dhe ato që nuk i kanë. Kjo çiltërsi i ndihmon ata të gjejnë zgjidhjet për të cilat kanë nevojë dhe gjithashtu për të ditur se kur është koha të kontrollojnë dhe të braktisin diçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu