Juventus ka konfirmuar marrëveshjen me ‘Jeep’, nga i cili sponsor do të përfitojë 42 milionë euro në vit.
‘Zonja e Vjetër’ është bërë vetëm skuadra e shtatë që fiton më së shumti nga sponsorët e fanellave.
Sigurisht që kësaj liste i prin Real Madrid, me 70 milionë euro në vit të fituara nga ‘Fly Emirates’.
Pas tyre vjen Manchester United, që fiton 66 milionë euro nga ‘Chevrolet’, ndërsa Barcelona në vendin e tretë me 55 milionë euro të fituara nga ‘Raukten’.
10 skuadrat që fitojnë më së shumti nga sponsorët:
Real Madrid (Emirates, 70 milionë në vit)
Manchester United (Chevrolet, 66)
Barcelona (Rakuten, 55)
PSG (Accor, 50)
Chelsea (Yokohama, 48)
Arsenal (Emirates, 46)
Juventus (Jeep, 42)
Liverpool (Standard Chartered, 36)
Manchester City (Etihad, 36)
Bayern Munich (Telekom, 35)
Tottenham (Aia, 35)