Një vrimë e zezë, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim, është zbuluar duke ngritur pikëpyetje të mëdha mes shkencëtarëve.
Në revistën periodike të Akademisë Mbretërore Astronomike të Mbretërisë së Bashkuar, u publikuan fakte mbi këtë vrimë të zezë gjigante, e cila u konstatua fillimisht në vitin 2018 dhe u studiua për dy vjet rresht.
Shkencëtarët evidentuan se vrima e zezë është 8000 herë më e madhe se vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë.
Revista bën të ditur se ky gjigant kozmik falë fushës së gravitetit, është në gjendje të përpijë çdo gjë përpara, përfshirë edhe dritën. Megjithatë kjo vrimë ndodhet miliarda vite dritë larg Sistemit tonë Diellor.
Mbetet e mistershme pse dhe si është krijuar kjo vrimë e zezë dhe kur.