​VV kundër rezolutës që mbron luftën e UÇK

0
Gjigandi

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, me 20 vota pro dhe 6 abstenime ( Lëvizja Vetëvendosje), miratoi Deklaratën për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Siç bëhet e ditur në njoftimin komunal, Në deklaratën e iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së në kuvendin komunal, veç tjerash konfirmohet bindja e paluhatshme se lufta mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe e përkrahur nga forcat e NATO-s, ishte luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës kundër regjimit gjenocial serb, forcave ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë kundër Kosovës .

Poashtu në këtë deklaratë thuhet se e vërteta për historinë e popullit shqiptarë nuk mund të deformohet dhe as të tjetërsohet nga ata që pretendojnë për ti barazuar viktimat me kryesit e krimeve serbe.

Mbledhjen e V-të (Pestë) të rregullt të Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, e kryesoi kryesuesi Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi.

Anëtarët e kuvendit poashtu diskutuan dhe miratuan unanimisht pikat e rendit të ditës:

RonaTyra

Raporti i punës së Komitetit për Shërbime Publike për vitin 2019;

3. Propozim Vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit 01Nr. 104/02-1514/19 të datës 29.01.2019 për financimin e shpenzimeve të varrimit për rastet mortore të paraqitura të qytetarëve të Komunës së Kaçanikut, Propozim Vendimin për Anulimin e Vendimit Paraprak 01Nr. 06-350/01-9350/20 të datës 27.05.2020 – për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore.

Ndërsa me shumicë votash u miratua propozimi nga LDK, që anëtari i kuvendit Besnik Salihu (LDK), të jetë pjesë e komisionit për identifikimin e parcelave në pronësi të Komunës së Kaçanikut, në të cilat ndodhen puset, rezervuarët e ujit, stacionet e pompimit, ujëmbledhësit dhe objektet tjera infrastrukturore të cilat janë asete të KRU” Bifurkacioni” SHA Ferizaj, ndërsa u njoftuan me raportin e MAPL për funksionimin e komunave të Republikës së Kosovës, për periudhën Janar-Dhjetor 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu