Federata e Boksit e Kosovës ka paraparë fillimin e përgatitjeve bazike malore me boksieret cilësor të kombëtares së Kosovës të ndarë në 3 grupe.
Sipas federatës, përgatitjet bazike do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj.3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dala nga OBSH,MSH dhe IKSHP.
“Boksierët senior, boksierët junior dhe të rinjë (17-18 vjeçar), boksieret (femrat) senioret ,junioret dhe të rejat (17-18 vjeçare). Përgatitjet do fillojnë me grupin e parë (senior) nga sot 07- 21 qershor dhe pastaj me grupet tjera. Këto përgatitje 50¬% mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës sipas vendimit të B.E. të KOK. Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht 8 – 10 boksierë-e, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.
Në përgatitje udhëtuan Bashkim Bajoku ,Leotrim Rexhepi ,Besfort Merlaku ,Artan Shaqiri ,Shpetim Bajoku ,Çlirim Zekaj ,Patriot Behrami,Dionis Gashi ,Besart Pireva dhe trajnerët Shefki Bogujevci dhe Kreshnik Shala.