​OKB: Ekonomia globale do të tkurret 3.2 për qind për 2020 (Raporti)

0
112
blank
Gjigandi

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikojnë që ekonomia globale do të tkurret 3.2 për qind këtë vit për shkak të Covid-19.

Në raportin e publikuar sot në lidhje me gjendjen ekonomike botërore dhe prospektet për gjysmën e dytë 2020, thuhet se ekonomia globale do të shfaqë një tkurrje të mprehtë 3.2 për qind këtë vit, e nxitur nga shpërthimi i Covid-19.
Duke theksuar se tkurrja në ekonomi do të jetë më e madhja që nga Depresioni i Madh në vitet 1930, në raport thuhet se ekonomia globale pritet të humbasë rreth 8.5 trilionë dollarë në vitin 2020 dhe 2021, për shkak të epidemisë dhe fitimet e fundit katërvjeçare do të zhduken.Raporti parashikon që ekonomitë e zhvilluara do të tkurren me 5 për qind këtë vit dhe 3.4 për qind më 2021.
Po ashtu thuhet se ka një rënie të mprehtë të kërkesës globale dhe zinxhiri i furnizimit u përkeqësua, dhe se tregtia ndërkombëtare do të kontraktohej me rreth 15 për qind këtë vit.
Covid-19 gjithashtu rriti varfërinë dhe pabarazinë e të ardhurave, dhe kjo epidemi ka të ngjarë të bëjë që 34.3 milionë njerëz të bien nën kufirin e “varfërisë ekstreme” këtë vit dhe 56 për qind e rritjes së varfërisë do ndodhin në vendet afrikane, përfundon raporti.

Lexo edhe:  “Bregdeti i Sarandës dhe Butrinti me 4 palë pronarë”, Artan Lame: Edhe në Spille u zbulua një skandal

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu