Java e ardhshme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat nga dita e enjte parashihen të dendësohen dhe si rezultatet i këtyre proceseve fizike pritet të ketë reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.