Vushtrria edhe 85 raste aktive me COVID-19, mbrëmë u shëruan 15 persona

0
Gjigandi

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se gjatë ditës se të hënën janë konfirmuar edhe 15 persona të shëruar nga coronavirusi në komunën që ai drejton.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në Vushtrri janë edhe 85 raste aktive me COVID-19, teksa tha se janë edhe 3 raste që kanë rezultuar pozitive.

“Mbrëmë kishim 15 qytetarë të shëruar dhe vetëm 3 raste pozitive, gjithsejtë kemi 85 raste aktive me #Covid19 në Vushtrri. Ju lutem mbajeni maskën, distancën dhe lani duart shpesh. Bashkë mundemi me fitu këtë betejë, duke ruajtur njëri tjetrin, duke ruajtur qytetin tonë e shtetin tonë”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, Komuna e Vushtrrisë si njëra ndër komunat e cila ka më shumë raste aktive, është në listën e komunave të cilat e kanë të kufizuar lëvizjen, nga ora 05:00 deri në ora 09:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu