Ka festë! I martohet djalit zyrtarit të Vetëvendosjes, Faruk Mujkës. Faruku është i gëzuar për martesën e djalit. Faruk Mujka është zyrtar i VV-së, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, po ashtu edhe ish zyrtar i klubit të hendbollit Trepça dhe ish anëtar i Bordit të Federatës së hendbollit të Kosovës, ka shpreh gëzimin e tij me rrethin familjarë, me miq e dashamirë për martesën e djalit të tij, Amari.
“Amari&Elda, ngritën lidhjen e tyre disa vjeçare në nivelin më të lartë. Iu besatuan njëri tjetrit për përkujdesje dhe përgjegjësi të përjetshme ndaj njëri tjetrit.
Si prindër, gjithsesi jemi krenar dhe të lumtur për çiftin e ri dhe aspiratat e tyre në jetën bashkëshortore.
Faruk Mujka
Nga thellësia e zemrës ju dëshirojmë të gjitha të mirat e kësaj bote dhe të ardhme të ndritur mu si zemrat e tyre.
U trashëgofshit dhe qofshit gjithmonë të lumtur e dashuruar”, ka shkruar Mujka në profilin e tij në facebook. Djali i Mujkës, Amari, është hendbollist dhe që 12 vite pjesë e klubit me renome Trepça.