Zjarri në shesh-depozitimin e plehrave, rrezikon banesat në fshatin Moravë. Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

0
Gjigandi

Një zjarr i madh është shfaqur papritur në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak në bashkinë e Beratit. Zjarri fillimisht është vendosur në shesh-depozitimin e mbetjeve të hedhura në brigjet e lumit Osum dhe më pas ka përparuar me shpejtësi pranë serave bujqësore të fshatit Moravë, duke rrezikuar serat dhe banesat afër tyre.

Kanë qenë pikërisht banorët e fshatit Moravë ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen pasi kanë parë flakët e zjarrit teksa shtoheshin dhe afroheshin drejt pronave të tyre. Mbetjet e kësaj zone janë kthyer tashmë në një problematikë serioze për këta banore, pasi atyre shpesh herë ju vihet flaka nga persona që grumbullojnë në këtë zonë kanaçe e sende të tjera për t’i shitur. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit shërbimet zjarrfikëse, që pasi kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët e zjarrit po punojnë për shuarjen e vatrave që janë ende aktive në zonë.

Reparti PMNZSH pasi ka vënien nën kontroll flakët e zjarrit i cili i favorizuar nga era sa vjen edhe shtohet. Nuk është hera e parë që iu vihet flaka mbetjeve shprehet një banor ndërsa përpiqet të stabilizoj flakët. Problemi i djegies së mbetjeve në këtë zonë është një problem i cili ka vite që nuk gjen zgjidhje për këta banorë që jetojnë çdo ditë me frikën e djegies së prodhimeve dhe banesave të tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu