Bilanc i frikshëm! “VOA”: Java e shkuar me 90 raste e më shumë se 3 viktima në ditë nga COVID 19

0
Gjigandi

Mesatarja e rasteve të reja me koronavirus gjatë javës që shkoi ishte rreth 90 të prekur dhe më shumë se 3 viktima në ditë. Ministria e Shëndetësisë, ndërsa foli për një “situatë epidemiologjike serioze” bëri të ditur se tendencë në rritje ka patur dhe sa i takon të shtruarve në spital dhe atyre që kanë patur nevojë për terapi intensive. “Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara”, tha sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit publik.

Pasi pak ditë më parë vendosi detyrimin për mbajtjen e maskave në mbjedise të mbyllyra, sot ka hyrë në fuqi një tjetër vendim sipas të cilit “ndalohet hapje e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 milionë lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare”.

Po ashtu, sipas të njejtit Akt Normativ “ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 milion lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 81 raste të reja, një numër i lartë nëse mbahet parasysh se ka patur vetëm 267 testime, një nivel ndjeshëm i reduktuar, krahasuar me ditët e kaluara. “Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin”, njoftoi zonja Tomini. Që nga fillimi i epidemisë janë rregjistruar 4171 raste, 70 përqind e të cilëve nga 9 qershori deri tani.

RonaTyra

Po ashtu një tjetër person ka humbur jetën. Bëhet fjalë për një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje, e gjendej i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Në total janë 113 viktima, nga të cilët më shumë se gjysma në tre javët e fundit.

Në të dy spitalet e kryeqytetit është numri i pacientëve ka shënuar një tjetër rekord me 123 të shtruar nga të cilët 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë të intubuar./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu