Zjarr ne katin e peste te nje pallati ne Shkoze, shpeton familja – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e pestë të një pallati në Shkozë, tek banesat sociale. Në apartamenten banonte një familje me tre fëmijë, që fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë penguar përhapjen e zjarrit në banesat ngjitur. Megjithatë, vetë familja ka pësuar dëme të shumta materiale, pasi thuajse gjithçka brenda në shtëpi është djegur. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, por priten konkluzionet zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu