Policia e Tiranës ka shoqëruar pasditen e së hënës dy të rinj në komisariat, pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Sipas policisë D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, janë konfliktuar me grushte në rrugën e “Qelqit” në Kombinat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.03.2022, në Kombinat, në Rrugën e Qelqit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, shtetasit D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, të cilët janë shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.