Zidane u shfaq i qeshur, pas fitores ndaj Valencias, falë dopietës së Benzema dhe një goli të Marco Asensio. Ky i fundit u kthye të luajë pas gati 11 muajsh.
Fitore e guximshme – “Të gjitha ndeshjet janë të ndërlikuara, aq më shumë kundër një rivali si Valencia, tepër e fortë, e cila në pjesën e parë bëri më të mirën, duke vrapuar shumë. Unë jam i lumtur me mënyrën se si e trajtuam gjithë ndeshjen. Pjesa e dytë ishte më e mirë në gjithçka. Janë tri pikë të merituara”.
Ndeshjen tjetër, më i zemëruar – “Këtë herë mund të themi se ishim superiorë. Kundër Eibarit ishim më të mirë në pjesën e parë dhe më keq në të dytën. Ne e dimë se duhet të kujdesemi për detajet. Kur jemi të përqendruar dhe të përfshirë maksimalisht në lojë, është shumë e vështirë të na mposhtë akush”.
Goli që iu anulua Valencias – “Unë nuk e kam riparë lojën, por vendos gjyqtar dhe nuk ndërhyj. Janë raste të ndërlikuara. Gjyqtari e ka parë ashtu dhe ka vendosur”.
Benzema – “Goli i parë filloi nga Sergio Ramos, pastaj Modric dhe përfundoi me Hazard dhe Benzema, një trajektore shumë e bukur. Goli i dytë, për ata që e pëlqejnë futbollin, ishte shumë i bukur. Dhe pastaj goli i Marco, për të cilin jam shumë i lumtur, sepse u rikthye pas një kohe të gjatë dëmtimi. Ishte një natë shumë e bukur”.
Udhëzime për Asensio – “I them atij ta shijojë momentin pas kaq shumë kohe vuajtjeje. Është gati të luajë dhe e tregoi këtë në 15 ose 20 minuta”.
Gjesti për Unzué – “Një mesazh i shkëlqyeshëm inkurajimi. E di shumë mirë situatën e tij, sepse jam sponsor kundër sëmundjes ELA. I dërgojmë të gjithë mbështetjen tonë, jemi me të, shpresojmë se do t’ia dalë në këtë betejë”.
Ndjekja e Barcelonës – “Është e rëndësishme ajo që po bëjmë. Tri pikë ndaj një kundërshtari shumë të rëndësishëm, i cili luajti shumë mirë në pjesën e parë, me shumë ritëm, janë të arta. Duam të vijojmë në këtë rrugë, duke besuar se mund ta kapim vendin e parë. Ne varemi vetëm nga ajo që do të bëjmë vetë. Unë nuk e vras mendjen se çfarë bëjnë të tjerët. Do ta shoh ndeshjen e Barcelonës me Sevilla, por nuk e lodh kokën time se katalanasit do të dështojë atje. Ne bëjmë punën dhe llogaritë tona”.
Pak zëvendësime – “Çdo ndeshje ka historinë e vet dhe sonte ka qenë kështu. Ne kemi bërë dy zëvendësime, ndeshjen tjetër pesë. Në fund, gjithçka funksionoi për ne dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Me siguri në një lojë tjetër do të duhet të bëjmë më shumë zëvendësime, ndoshta edhe pesë, sa është e lejuar”.
A është skuadra ku dëshiron – “Fizikisht e shoh ekipin shumë të përfshirë dhe, në fund të fundit, është meritë e të gjithëve. Ne jemi aty ku duam, duhet të vazhdojmë me fitore”.
A është versioni më i mirë i Hazard – “Ai luajti 75 minuta, duket se është i lodhur, por befas e merr topin dhe bën mirë. Jemi të kënaqur që është me ne, sepse ka shumë cilësi”.