Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes kundër Espanyolit që do të luhet të dielën prej orës 22:00.
Madrilenët nuk duhet të gabojnë, pasi janë me pikë të barabarta me Barcelonën dhe një pengesë mund t’i kushtojë titullin.
Gjatë kësaj konference, trajneri francez gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij. Ai mendon të qëndroj si trajner i Realit, mirëpo është i sigurt që nuk do të jetë për 20 vite.
“Nuk e di se deri kur do të jem në drejtim të Realit. Nuk kam plane në mendje. Po punoj dita ditës. Në mendjen time gjithmonë kam qenë një futbollist. Kam thënë se kurrë nuk do të bëhesha një trajner dhe ja ku jam tani. Vlen shumë dhe do të shohim, por jam i sigurt se nuk do të jem 20 vjet, e sigurt”, deklaroi ai.