Autobusi i aksidentit në Lanë është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij, zhvendosja e autobusit u bë me kërkesë të prokurorisë që është duke e hetuar këtë aksident.
“Me kërkesë të prokurorisë qe po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëme! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin në qarkullim. Fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Veliaj. /abc24.al/