Është hapur laboratori i dytë në QSUT për të testuar rastet e dyshuara si të infektuar me Covid-19.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në profilin e saj në Facebook ka shpërndarë disa foto ku shkruan se tashmë është zgjeruar kapaciteti i testimeve për Covid-19.
Ndër të tjera Manastirliu ka bërë edhe një apel për qytetarët ku shkruan se duhet të vendosin maskë, të ruajnë distancën dhe të ruajnë higjienën vetiake dhe kolektive.
Njoftimi i Manastirliut:
🔴#COVID19
Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT ✅
👩🏻⚕️👨⚕️ Staf i kualifikuar
🔬🧪🧫 Laborator i çertifikuar
‼️ Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë🙏🏼
😷 Vendose maskën
↔️ Ruaj distancën
🧴Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive
Bashkë kundër 🤜#COVID19🤛