Zgjedhjet në universitete do të mbahen në datë 30 korrik 2020

0
Gjigandi

Zgjedhjet në universitete do të mbahen në datë 30 korrik 2020.

Ky është vendimi që ka marrë ministrja e Arsimit Besa Shahini pas propozimit të rektorëve të universiteteve.

“Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë. Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020.” – thuhet në njoftimin e ministres Shahini.  

Sipas ministres universitetet kanë paraqitur prezencën e studentëve dhe pritet që të ketë një numër të madh të tyre në provime.

“Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19.” – pohohet në njoftim.

RonaTyra

Në datë 08.05.2020, zgjedhjet  në universitete u shtynë pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Ndërkohë universitete ngarkoheshin që të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu