Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Balla: PS ka gati listën përfundimtare me emrat

0
Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë, Balla: PS ka gati listën përfundimtare me emrat
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se PS ka një list përfundimtare të emrave për Presidentin e ri të Shqipërisë, e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar.

Në një komunikim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier, Balla u shpreh se nuk i lejohet të hyjë në diskutim emrash para se të marrin miratimin në kryesinë e grupit parlamentar.

“Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledhë kryesinë në orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë”, tha Balla.

I pyetur nëse është Fatos Nano një ndër emrat, Balla theksoi se, “një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin, ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë të jenë Presidentë të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm”.

“Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë Presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do ti marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë se nesër në orën 18:00 do të zgjidhet Presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik”, ka theksuar Balla.

RonaTyra

I pyetur nëse mund të jetë Majlinda Bregu propozimi i PS duke qenë se opozita nuk e propozoi, Balla u shpreh se, “unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë një negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare. Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër të depozituar bashkë me firmat mbështetëse”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu