Në Kuvendin Kombëtar të PD-së të zhvilluar të shtunën (30 prill), u votuan dhe u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Për këtë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se ishte procesi më i rregullt në historinë e kësaj force politike. Në një komunikim me gazetarët, Berisha thotë se pjesë e këtyre anëtarëve të zgjedhur, më shumë se 50% e përbëjnë gratë dhe të rinjtë.
Por Berisha shton se shumë personalitete të shquara nuk u zgjedhën si anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ish-kryeministri i fton të gjithë ata që kanë kontestime mbi rezultatin, të paraqesin ankesë për numërimin e votave.
Sipas Berishës, atyre do u jepet mundësia që të rinumërohen votat nga fillimi.
“Nuk kishte asnjë ankesë që nuk ishte i drejtë numërimi i tyre se pata një presion qoftë më të voglin nga sipër për të votuar në këtë apo në atë mënyrë. Në këtë process shumëmujor, është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura. Në mënyrë absolute, asnjë prej tyre i sugjeruar, i përzgjedhur, apo të them ii emëruar nga instancat e epërma të kësaj partie. Që të gjithë pa përjashtim kanë qenë propozim ose vetë iniciativë për të marrë pjesë në garë. U arkivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci ose presidencokraci. Unë mund t’ju them ju se pa këtë process, janë zgjedhur kandidatët më të mirë. Janë votuar përfaqësyues të shkëlqyer të demokratëve dhe demokrateve.
Dhe si kurrë ndonjëherë më parë, në historinë e kësaj force ose ndonjë force të tjerë politike, në 8 degë të PD-së nga Saranda në Mat, kanë fituar në garë 8 zonja të nderuara, duke garuar me rivalët e tyre. Në rast se kthehemi bashkë në fillimet e këtij revolucioni, në mënyrë të përsëritur do të gjeni zotimin tonë se çdo njeri do të ketë të drejtë të verifikojë votën e tij. Tre ditë më parë, midis 430 kandidaturave, u votuan 150 prej tyre dhe u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar. Risia ishte e madhe. Ishte një hap i mad hi PD-së drejt konstituencave që noprmalisht janë të sajat. Grave dhe të rinjve. Në këtë zgjedhje të Këshillit Kombëtar për herë të parë, gratë dhe të rinjtë janë mbi 50% të këtij Këshilli. Të dashur miq, nga 430 kandidatura, u zgjodhën 150. U zgjodhën më të mirët. Ngelën dhe shumë pa hyrë në Këshillin Kombëtar.
Ata që të gjithë, për kontributin e tyre në PD, vlerat që mbajnë, mbeten padyshim bashkëpunëtor të çmuar, aktivistë të çmuar dhe personalitete të PD-së pavarësisht nga mosvotimi në pragun e duhur. Natyrisht është e pashmangshme që në një votim të tillë të mos ketë dhe hatërmbetje e zemërthyer. Ajo çfarë unë i them çdo njerit prej tyre, në mënyrën më miqësore, qoftë dhe dyshimin më të vogël të kenë, le të nderojnë veten dhe PD-në duke kërkuar rinumërimin votë për votë të kandidaturës së tij. Komisioni i Rinumërimit të Votave, është i vendosur të plotësojë çdo kërkesë të kësaj natyre. Nuk mund të refuzohen”
– tha Berisha.