Zëvendës-drejtori i Policisë së Shtetit flet për incidentet e tifozëve në Tiranë

0
Zëvendës-drejtori i Policisë së Shtetit flet për incidentet e tifozëve në Tiranë
Gjigandi

Pak orë para finales së Ligës së Konferencës, si pasojë e incidenteve të mbrëmshme mes tifozëve italianë dhe holandezë ku mbetën të lënduar disa policë, zëvendës-drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, tani ka dhënë detaje për këto trazira në Tiranë.

Dervishaj tha se si pasojë e dhunës së mbrëmshme kanë mbetur të lënduar 19 efektivë policie ndërsa për trajtim në spital kanë shkuar 10 shtetas, nga të cilët 5 prej tyre shqiptarë, raporton “TopChannel”.

“Policia e Shtetit informon opinionin publik se gjatë mbrëmjes së datës 24 maj 2022, në disa zona të kryeqytetit, ka patur cenime të rendit publik midis grupeve të tifozëve që kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre në Finalen e UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, fillimisht një grup tifozësh të njërës nga skuadrat finaliste, kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania”, me qëllim për të tentuar një përplasje me një grup tifozësh të skuadrës tjetër finaliste.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave finaliste, janë plagosur 19 punonjës të Policisë së Shtetit në krye të detyrës, njëri prej të cilëve është plagosur me armë të ftohtë (thikë), të cilëve u është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore, si dhe janë dëmtuar edhe katër automjete shërbimi të Policisë së Shtetit”, tha Dervishaj.

RonaTyra

Po ashtu, Dervishaj tha se në qendrat spitalore, mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 10 shtetas, nga të cilët pesë shqiptarë, tre italianë dhe dy holandezë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë liruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu