Ish mesfushori më i mirë gjilanas, Arben Zeqiri, është optimist se do të vazhdojë kampionati dhe sipas tij, duhet të luhet pa shikues. Ai ka dhënë disa ide interesante dhe gjithnjë në të mirë të futbollit të Kosovës.
“E kam parashikuar para 3 javësh që ka me u rikthye futbolli në fund tëe majit eventualisht në fillim te qershorit…
Klubet kanë kalu në këtë situate tani e 52 ditë tashmë normalisht që janë parapërgatit për të gjithë skenarët e mundshëm, gjithashtu trajnerët me modifikimet e tyre në planprogramin e punës, për të iu përshtatur rrethanave e kërkesave aktuale.
Të gjitha klubet do të duhej të bënin në bashkëpunim me IKSHP-në testimet e të gjithë anëtarëve te klubit, dezinfektimin e ambienteve të hapësirës ku do të stërviten futbollistët, futbollistet pas stërvitjeve do të duhej te pastroheshin nëpër shtëpite e tyre, derisa unë mendoj që futbolli do të duhej të rikthehej ashtu si kam parashikuar tre javë më parë në fund të muajit maj eventualisht ne fillim te qershorit. Meqë kemi rënie të numrit te te infektuarve dhe rrjedhimisht rënie të intensitetit të shfaqjes se epidemisë…
Mendoj që për fillim si masë evituese do të duhej stërvitjet të fillojnë në grupe të vogla të futbollistëve e pas dy javësh edhe i tërë ekipi në mënyrë që të jetë kujdesi i shtuar ndaj përhapjes eventuale te virusit. Pas kësaj periudhe dhjete ditësh te stërvitjes në grupe, të ritestohen sërish i gjithë stafi i ekipit e pastaj rreth mesit te majit të fillojnë stërvitjet ekipore pas shfaqjes së rezultateve te të gjithë anëtarëve te ekipit…
Ndeshjet duhet të luhen pa shikues për të evituar shfaqjen e virusit…
Edhe pse nuk do të jetë e lehtë për asnjërën nga ekipet kjo situatë dhe menaxhim i saj, duke qenë se vendoset gara për titull dhe pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare, mandej ato që luftojnë për ekzistencë, shpresoj që ekipet kryesore që rivalizojnë për një gjë të tille do të përpiqen te shfrytëzojnë maksimalisht fondin cilësor dhe sasior se futbollisteve që kanë në radhët e tyre në mënyrë që ti arrijnë objektivat…
Tashme FFK-ja sipas propozimeve te UEFA-së, ka ofruar datat kur do të duhej të rinisë e të përfundojë kampionati, andaj klubet do të duhej ti respektonin ato dhe të përfundojë kampionati si duhet në mënyrë, fer, korrekte e sportive që të mos dyshohet e polemizohet asnjëherë në vlefshmërinë e kampionatit, gjatë zhvillimit dhe pas mbarimit të tij, pavarësisht epilogut përfundimtar.
Gjithashtu pres që FFK-ja të ketë komunikim me të rrjedhshëm e sidomos me të drejtpërdrejtë me IKSHP-në dhe klubet për të realizuar me sukses, profesionalizëm e korrektësi maksimale gjithë këtë situatë të vështirë për të gjithë akterët…
Iu uroj shëndet të mirë, suksese, e rikthim sa më të shpejtë në stadiume e normalitet të veprimtarisë së tyre, të gjithë aktereve të drejpërdrejtë, futbollistëve, trajnerëve, punëtorëve sportiv, mjekëve policëve, FFK-së etj.”, ka shkruar Zeqiri në opinionin e tij.